Ylli i njohur hollywoodian i është shtuar listës së aktorëve të filmit të ardhshëm të regjisorit Guillermo del Toro, “Pinocchio”.
Aktori 48-vjeçar, McGregor do t’i bashkohet yjeve tjerë të ekranit si, Tilda Swinton dhe David Bradley, në realizimin e filmit të animuar nga platforma Netflix i cili planifikohet të lansohet për publikun e gjerë në vitin 2021, transmeton Koha.net.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoGuillermo del Toro do ta realizojë këtë projekt bashkë me regjisorin e filmit të animuar “Fantastic Mr. Fox”, Mark Gustafson, derisa zërin për personazhin e krijuesit të Pinocchios, Geppetto, e ka huazuar aktori David Bradley.
Ndër emrat e tjerë të mëdhenj të cilët do të përfshihen në filmin e ardhshëm janë, aktori i shpërblyer me Oscar, Christoph Waltz dhe Ron Perlman, i njohur për rolet e tij në filmat “Hellboy” dhe “Hellboy II: The Golden Army”, si dhe serinë e suksesshme televizive “Sons of Anarchy”.
Ende nuk dihet çfarë roli do ta sjellë McGregor në këtë film të animuar, por besohet se ky projekt do të shënojë suksese të mira në arkat filmike botërore.