Showbiz

Eve Jobs, e bija e Steve Jobsit, është bërë zyrtarisht modele profesioniste

Eve Jobs, vajza e themeluesit të kompanisë “Apple”, Steve Jobs, tani zyrtarisht është bërë modele profesioniste.

Lajmin e bëri të ditur vet 23-vjeçarja në rrjetin social Instagram, duke treguar se tashmë ka nënshkruar kontratë me agjencinë e modelimit “DNA Model Management”.

Jobs ka bërë zgjedhje të mirë për karrierën e saj, pasi agjencia “DNA” i përfaqëson yje të njohura të modës, si Emily Ratajkowski, Kaia Gerber dhe Meadow Walker, e cila është vajza e aktorit të ndjerë Paul Walker.

Eve ka vite që punon si modele. Karrierën profesionale e filloi duke marrë pjesë në reklamën e markës “Glossier” në vitin 2020, krahas aktores së serialit “Euphoria”, Sydney Sweeney dhe finalistes së garës “RuPaul’s Drag Race”, Naomi Smalls.

Në vitin 2021, ajo e shënoi debutimin në pistën e modës duke modeluar për markën “Coperni” gjatë Javës së Modës në Paris. Ndërkaq, të hënë më 7 mars, Jobs ishte në mesin e mysafirëve në rendin e parë të sfilatës së “Louis Vuitton”.

Përveç si modele, Eve Jobs po ashtu shquhet si kalëruese e suksesshme si dhe u diplomua në Universitetin e Stanfordit, e njëjta shkollë ku babai i saj i ndjerë dhe e ëma, Laurene Poëell Jobs, u takuan për herë të parë.

Ajo po ashtu është në lidhje romantike me këngëtarin Harry Hudson, i cili njihet si mik i afërt i familjes Kardashian/Jenner. Ajo madje ishte paraqitur në videoklipin e këngës së tij, “Take My Time”.

{gallery}