Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

“Eurovision” mbahet këtë vit me rregulla të reja

Organizatorët e garës evropiane të këngës “Eurovision” kanë përjashtuar mundësinë e mosmbajtjes së ngjarjes gjatë muajit maj të këtij viti.

Zyrtarët e “Eurovisionit” kanë deklaruar se janë duke e peshuar mënyrën më të mirë për të zhvilluar garën.

Garuesve tashmë u është kërkuar që të xhirojnë performancën “live” të këngës pak para mbajtjes së festivalit.

Këto video parashihet të përdoren në rast se artistët nuk do të mund të udhëtojnë për shkak të pandemisë apo do tu duhet të karantinohen me të arritur në vendin ku zhvillohet “Eurovisioni”.

Gara sivjet mbahet në Rotterdam pasi Holanda kishte fituar garën në vitin 2019 me Arcade. Vitin e kaluar, ngjarja ishte anuluar shkaku i pandemisë.

“Gara e Eurovisionit do të rikthehet definitivisht këtë Maj pavarësisht pandemisë por në rrethanat ekzistuese, është e pamundur të mbahet ngjarja në mënyrën qysh jemi mësuar ta mbajmë”, ka thënë mbikëqyrësi ekzekutiv Martin Österdahl.