Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Eric Clapton paralajmëron një turne të shkurtër në SHBA

Eric Clapton do të interpretojë në disa koncerte në Bregun Perëndimor të SHBA-së këtë vjeshtë.

Koncertet do të shërbejnë si një parahyrje në "Crossroads Guitar Festival, i cili mbahet më 20 dhe 21 shtator në American Airlines Center në Dallas.

Të tre datat e përfshijnë një koncert të 11 shtatorit në San Francisko, më 13 shtator në Las Vegas dhe një koncert në Phoenix më 14 shtator. Biletat për koncertet do të dalin në shitje të premten nga ora 10:00 (sipas kohës lokale).

Bendi i Clapton do t’i përfshijë bashkëpunëtorët e vjetër Doyle Bramhall II në kitarë, Paul Carrack dhe Chris Stainton në tastierë, Nathan East në bas dhe Steve Gadd në bateri, si dhe dy këngëtaret mbështetëse, Sharon White dhe Katie Kissoon.

Festivali i sivjetshëm Crossroads Guitar Festival, i pesti me radhë i një eventi që Clapton e ka udhëhequr që nga themelimi i tij në vitin 2004, do të ketë performanca nga Billy Gibbons, Joe Walsh, Peter Frampton, Jeff Beck, Bonnie Raitt, Gary Clark Jr., Los Lobos dhe shumë të tjerë. Clapton do t’i kryesojë të dy netët, shkruan KOHA Ditore.

Edhe Eric Clapton dhe miqtë e tij kitaristë shndrisin në festivalin “Crossroads” Showbiz Eric Clapton dhe miqtë e tij kitaristë shndrisin në festivalin “Crossroads”

Guitar Center Festival Village do të jetë jashtë vendit të eventit dhe do të shfaqë ekspozita interaktive nga kompanitë e kitarave dhe aksesorëve, si dhe performanca dhe konferenca të muzikantëve që paraqiten në koncerte dhe të artistëve të ardhshëm.

Të ardhurat do të shkojnë për Crossroads Centre, një qendër trajtimi për drogë dhe alkool, të cilën Clapton e themeloi në ishullin Antigua në vitin 1997.