Këngëtarja Era Istrefi, ka marrë Medaljen Presidenciale Jubilare të Dhjetëvjetorit të Pavarësisë së Kosovës, në një ceremoni të mbajtur të premten gjatë ditës, në Kabinetin e presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi.
Kjo medalje pason performancën e Erës në Kampionatin Botëror të Futbollit në Rusi, andaj presidenti deklaroi se prania e saj atje ishte një simbolikë, një imazh dhe një zë në afirmimin e Kosovës, transmeton emisioni Express në KTV.
Në anën tjetër, Era u shpreh e nderuar me këtë medalje dhe tha se është një motiv shtesë për të vazhduar tutje.
Era, në këtë ceremoni u pyet nga gazetarët nëse ajo është krenare me politikanët dhe politikë bërjen e tyre, ashtu siç shpesh politikanët shprehen krenarë me artistët tanë.
Ndërkohë, presidenti Thaçi nuk la pa përmendur edhe Rita Orën e Dua Lipën për kontributin që janë duke dhënë në promovimin e Kosovës gjithandej.
Këngëtarja Era Istrefi pati një dhuratë për presidentin Thaçi.
-
Era Istrefi uron Kosovën me simbolin e shqiponjës
-
Era nderohet me medalje për promovimin e Kosovës në botë
-
Thaçi dekoron Rita Orën me Medaljen Presidenciale Jubilare të dhjetëvjetorit të pavarësisë
-
VIP-at nga Kosova që kanë marrë shtetësi në Shqipëri
-
Era Istrefi në mesin e yjeve që pritet të pushtojnë botën më 2019