Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Eni Koçi kërkon “ftesë kur të martohet” me Genc Prelvukajn

Pas lajmeve se Eni Koçi dhe reperi kosovar Genc Prelvukaj kanë nisur një lidhje të re, këngëtarja ka vendosur të reagojë përmes një postimi në profilin e saj në Instagram.

Këngëtarja ka hedhur poshtë çdo supozim të mundshëm. “Kur do të martohem? Ju lutem ma thoni sepse u bëra kurioze”, ka ironizuar Eni.

“Ju lutem më dërgoni një ftesë për dasmën time”, ka vazhduar ajo duke lënë të nënkuptohej se ato ç’ka ishin folur deri tani kanë qenë thjesht hipoteza pa baza.