Showbiz

Emocionon aktori i “Portokallisë” me veprimin e radhës

Ai është një nga aktorët e spektaklit të humorit “Portokalli” i cili pëlqehet pafund nga publiku. Por këtë herë aktori Florjan Binaj, i njohur për rolet e tij të shumta ka bërë një gjest i cili ka prekur ndjekësit e tij në rrjetet sociale.

Flori, siç shkruan noa.al, së fundi ka bërë edhe një tatuazh në shpinë, ku duken portretet që simbolizojnë emrat e dy fëmijëve të tij.

Emrin Krena, të shkruar mbrapsht, e shoqërojnë disa prej simboleve tona më të njohura kombëtare, ndërsa në krah të emrit Glauk është i dukshëm portreti i mbretit ilir të Taulantëve.

Për aktorin, gdhendja në lëkurë e dy emrave dhe portreteve që mbajnë histori është një krenari më shumë, por edhe dashuri e përkushtim ndaj familjes e fëmijëve.

{gallery}