Emma Heming, gruaja e aktorit të mirënjohur të Hollywoodit, Bruce Willis, i cili është diagnostikuar me një lloj sëmundje të harresës, ka thënë se martesa e saj është e mbushur me gëzim.
Pati disa spekulime që martesa e çiftit nuk po shkonte mirë, pasi Bruce u diagnostikua me demencë front-temporale, por Hemmings insiston se martesa e saj me aktorin është e mbushur me lumturi, raporton Huffpost.
Gruaja e aktorit të famshëm ka ndarë dy video në llogarinë e saj në Instagram, duke bërë thirrje që njerëzit të vetëdijesohen për këtë lloj sëmundje e të mos shpërndajnë dezinformata.
“Disa tituj thonë se në martesën time nuk ka më gëzim. Tani unë vetëm mund të ju them se kjo gjë është larg së vërtetës. Kërkoj prej atyre që janë duke shkruar këta tituj, të ndalen së frikësuari njerëzit. Ndaloni se frikësuari njerëzit se kur dikush diagnostikohet me këtë lloj sëmundje, gjithçka ka mbaruar. JO. Ani pse ka dhimbje, aty fillon një rrugëtim i ri i mbushur me dashuri, lumturi dhe mirëkuptim. Ka shumë bukuri dhe përmbushje shpirtërore në këtë histori”, ka shkruar Heming.
Ajo ndër të tjera ka thënë se njerëzit duhet të edukohen më shumë rreth kësaj sëmundjeje dhe të mos bien pre e titujve të mediave.
“Sigurisht pyeteni se pse ka kaq shumë depresion në shoqëri. Sinqerisht mendoj se ka të bëj me këtë gjë që quhet ‘clickbait’”, ka thënë Hemming.
Ajo ka vazhduar duke u thënë njerëzve të vetëdijesohen dhe se nuk duhet të merret parasysh keqinterpretimi e manipulimi që bëjnë mediat duke dezinformuar rreth jetës së të tjerëve.
Hemming e cila ka shumë ndjekës, për videon e saj mori shumë komente pozitive nga fansat të cilët e përkrahën.
Bruce Willis dhe Emma Hemming Willis janë martuar më 21 mars të vitit 2009 dhe bashkë kanë dy vajza, Mabell Willis dhe Evelyn Willis.
Bruce për grua të parë e pati aktoren Demi Moore, me të cilën është ndarë, por ende gëzon raporte të shëndosha dhe bashkë kanë tre fëmijë, Rumer Willis, Scout Willis dhe Tallulah Willis.