Ylli i hitit “Rap God”, Eminem, po e kujton këtë datë të rëndësishme në jetën e tij, me ç’rast i ka kaluar 12-vjet pa konsumuar droga dhe alkool, dhe këtë moment e ka shënuar me postimin e një mesazhi prekës në rrjetet sociale ku e kujton rrugëtimin e tij.
Reperi e ka postuar një fotografi të monedhës në të cilën shkruhen vitet prej se janë esëll, të personave që vuajnë nga vartësia, transmeton Koha. Në monedhën e tij shihet numri 12 i shoqëruar me fjalët “shërim”, “bashkim” dhe “shërbim”.
Ndërsa poshtë fotografisë, Eminem e kishte postuar një mesazh të shkurtë dhe të thjeshtë ku thuhej: “Zyrtarisht i pastër për një dekadë! Më nuk kam frikë.”
Reperi 46-vjeçar gjithnjë ka folur hapur për betejën e tij me vartësinë përgjatë viteve, si dhe e ka pranuar se ishin tri vajzat e tij, Alaina, Hailie dhe Whitney, ato të cilat e kanë larguar nga shprehitë e këqija sepse krejt çka ai dëshironte në jetë, ishte t’i shikonte fëmijët e tij duke u rritur.
Edhe
Eminem mbush 16 vjet pa lëndë narkotike dhe alkool
Eminem, emri i vërtetë i së cilit është Marshall Mathers III, kishte pësuar mbidozë me metadon, në dhjetor të vitit 2010 si dhe kishte përfunduar në spital. Por, mbidoza e një muaji më vonë ishte ajo e cila gati ia kishte marrë jetën. Kështu, ai e kishte kuptuar se është momenti i fundit për t’i ndryshuar shprehitë e jetës dhe të ballafaqohej me demonët e tij.
Në kulminacion të vartësisë së tij, Eminem kishte shtuar peshë të madhe dhe po mundohej t’i menaxhonte dhimbjet e barkut të shkaktuara nga drogat e tilla si, Vikodina dhe Valiumi.