Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Eminem befason me “delux” albumin

Reperi Eminem ka befasuar fansat duke e publikuar versionin delux të albumit të tij “Music to Be Murdered By”.

Albumi i përditësuar dhe me ndryshime nga ai i muajit janar, përfshin bashkëpunimet me reperët Dr Dre, Ty Dolla Sign dhe Skylar Gray.

Ai përmban gjithsej 16 këngë dhe është lansuar së bashku me klipin e ri “Gnat”.

“Gnat” është referencë që Eminemi ia bën pandemisë.

Eminemi edhe në të kaluarën ka publikuar albume në mënyrë të befasishme. Këtë e bëri edhe gjatë vitit 2018, kur e lansoi albumin “Kamikaze”.