Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Emily Ratajkowski paditet për foton e mediave sociale

Modelja dhe aktorja Emily Ratajkowski po përballet me një proces gjyqësor federal nga një paparaci pasi që thuhet se e postoi një foto në internet pa leje.

Fotografi Robert O’Neil pretendon se bukuroshja e Gone Girl i ka shkelur të drejtat e tij autoriale duke e postuar një foto të saj që ai e kishte bërë në rrugët e New Yorkut, ku Ratajkowski ishte fotografuar duke e mbajtur një tufë lulesh lart për ta mbuluar fytyrën e saj, shkruan KOHA Ditore.

Fotoja kohët e fundit është shfaqur në timelinein e 28-vjeçares në Instagram Story, dhe ishte titulluar, "Mood Forever (disponimi përgjithmonë)".

Sipas dokumenteve gjyqësore të siguruara nga The Blast, O'Neil tani po e paditë për dëme Ratajkowskin dhe zyrtarët në kompaninë e saj, Emrata Holdings Inc..

Modelja nuk i është përgjigjur akoma padisë, por ajo është e fundit në radhën e personave të famshëm që janë paditur për gjoja marrjen e fotove të paparacëve për t’i shpërndarë në mediat sociale pa autorizim. Justin Bieber, Jennifer Lopez dhe Gigi Hadid gjithashtu janë paditur për shkeljen e të drejtave të autorit për fotot e tyre që ata i postuan në Instagram gjatë muajve të fundit.

{gallery}