Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Elvana publikon albumin e ri

17:50 - Elvana Gjata ka publikuar edhe dy këngë të albumit të saj të ri “3EP”.

“Festojmë” dhe “Veç një pikë” janë këngët e reja të publikuara në YouTube.


Këngëtarja e njohur shqiptare, e cila provoi të arrijë famën ndërkombëtare me projektin e saj me David Guettan por që nuk ia doli, i është kthyer tregut shqiptar.

Ajo sapo ka lansuar projektin e saj më të ri të quajtur “Gjërat kanë ndryshuar”, që është pjesë e albumit të saj të ri 3EP.

Është një këngë e lehtë. Për tekstin e këngës është përkujdesur vetë Elvana, në bashkëpunim me mjeshtrin Pirro Çako, i cili ka punuar edhe këngën.

Në këtë këngë, Elvana shfaq talentin e saj më të dukshëm që ka – zërin.

Artikuj të ngjashëm