Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Elvana Gjata sjell “Pak” nga jeta e Maria Antoinettes

Këngëtarja Elvana Gjata ka sjell projektin më të ri muzikor. Të premten pas mesnate, ajo ka publikuar këngën “Pak”.

Kënga është shoqëruar me videoklip, ndërsa teksti është shkruar nga vetë Elvana.

Me t’u publikuar në YouTube, kënga ka marrë mijëra klikime e pëlqime.

Disa skena në projektin e ri nga Elvana Gjata shihen qartë se janë të inspiruara nga filmi për jetën e Maria Antoinettes. Në këtë film të vitit 2006 rrolin e Marias e luan aktorja e njohur Kirsten Dunst. Edhe veshjet e saj janë të inspiruara nga koleksioni i fundit i brendit “Jaquemus” që u mbajt pikërisht në pallatin e Marias, Versajën.

{gallery}

Përgatiti: Vita Abrashi-Kajtazi