Elton John sugjeroi që aktori Taron Egerton duhet ta regjistrojë një cover album me disa versione të hitit të John nga viti 1983 "I’m Still Standing".
Ideja erdhi pasi që dyshja e diskutoi filmin e ardhshëm “Rocketman”, në të cilin Egerton e luan Elton Johnin dhe gjithashtu i këndon të gjitha këngët në kolonën zanore, shkruan KOHA Ditore.
Duke folur në Elton John’s Rocket Hour në Apple Music’s Beats 1 Radio, këngëtari tha, "Për ata që nuk e dinë, në 'Rocketman' unë nuk këndoj asgjë. Taron i ka regjistruar, ri-regjistruar, të gjitha këngët që janë në film dhe i këndon ato mjaft shkëlqyeshëm." Pastaj ai e pyeti Egertonin: "A e ke pasur të vështirë t'i këndoje?".
"Mendoj se do ta kisha më vështirë sikur ti të mos ishe aq inkurajues", u përgjigj aktori. "Mendoj se kjo më ndihmoi shumë dhe më lehtësoi të ndihesha mjaft i relaksuar për t'i kënduar ato në mënyrën që i kemi kënduar, dhe, sigurisht, Giles Martin, i cili e bëri produksionin e tyre, i cili është njeriu më i pabesueshëm... atij i detyrohem shumë".
John rikujtoi se si e dëgjoi Egertonin ta këndonte "I’m Still Standing" në kolonën zanore të filmit të animuar të vitit 2016 “Sing”. "Nuk u përfshiva në asnjërën prej këtyre këngëve," shpjegoi ai.
"Thjesht të lejova ty ta bëje... E dija që mund të këndoje sepse e dëgjova 'I’m Still Standing'. E ribëre atë në këtë film, kështu që mendoj se duhet ta bësh një album të 10 versioneve të ndryshme të 'I’m Still Standing.'"
-
Elton John: “Taron Egerton meriton Oscarin për Rocketman”
-
Elton John i mahnitur me versionin e një grupi nxënësish të hitit të tij “I’m Still Standing”
-
“Rocketman” do të shfaqet nëpër Britani të Madhe i shoqëruar nga një orkestër live
-
“Rocketmani” i Elton John i tejkalon 100 milionë dollarë në arkat kinematografike
-
Rrëfimi fantastik i Elton Johnit