Showbiz

Elsa Hosk në pritje të fëmijës së parë

Modelja e njohur si një prej engjëjve të “Victoria’s Secret”, Elsa Hosk, e ka bërë të ditur lajmin se është në pritje të fëmijës së parë.

Bukuroshja Hosk po ndihet shumë e emocionuar dhe fatlume që është shtatzënë, dhe së shpejti do e sjellë në jetë fëmijën e parë me bashkëshortin Tom Daly, transmeton Koha.

Lajmin e gëzuar e bërë publik përmes postimit të një fotografie në Instagram ku ajo shihet duke e ledhatuat barkun e fryrë, dhe poshtë saj ka shkruar: “E kam mbajtur sekret për ca kohë këtë engjëll të vogël që po rritet brenda meje. Jam tejet e emocionuar dhe me fat që do të bëhem me fëmijë, dhe do e fillojë një kapitull të ri të jetës me burrin e ëndrrave të mia. Kaluan katër muajt e parë të shtatzënisë”.

 

 


Në të kaluarën, modelja e famshme kishte treguar se tani e dashuron trupin e saj, më shumë se përpara.

“Tani që kam mbushur 30 vjet, e dashuroj trupin tim. Dhe kjo është një ndjenjë shumë e mirë. Askush nuk mund ta kritikoj trupin tim, sepse jam ajo që jam dhe ndihem për mrekulli. Kur fillova të punojë si modele nuk e kisha idenë se do të mund ta siguroja një punë të vetme në industrinë e modës. Kurrë nuk e kisha menduar se do të arrija në këtë pikë, ku do të defiloja në shoun e ‘Victoria's Secret’ dhe do të isha një prej engjëjve të kësaj marke të njohur botërore. Ende më duket një ëndërr. Prandaj është një befasi e jashtëzakonshme në karrierën time, që ende kam mundësi ta bëjë këtë punë”, ka përfunduar Hosk.

 

 

{gallery}