Elon Musk ka deklaruar se platforma e inteligjencës artificiale (AI) Grok Imagine deri në fund të këtij viti do të realizojë një film të plotë të bazuar në veprën klasike “Odisea” të Homerit, ka shkruar The Guardian.
Miliarderi publikoi në rrjetin social X një video treminutëshe të krijuar nga AI-ja, ku shfaqet Odiseu duke biseduar me nimfën Kalipso. Sipas tij, versioni i Grok do të jetë “historikisht i saktë dhe besnik ndaj artit të Homerit”.
Before this year ends, Grok Imagine will make a full-length movie of The Odyssey that is historically accurate and true to the art of Homer https://t.co/bVHzUmY9WN
— Elon Musk (@elonmusk) July 22, 2026
Deklarata e Musk është bërë në një kohë kur filmi “The Odyssey” i regjisorit Christopher Nolan po shënon sukses të madh në kinema. Filmi, me aktorin Matt Damon në rolin e Odiseut, Tom Holland si Telemaku dhe Anne Hathaway si Penelope, është kthyer në një nga hitet më të mëdha të vitit, duke arkëtuar mbi 264 milionë dollarë gjatë fundjavës së parë të shfaqjes.
Komentet e Musk rikthyen gjithashtu vëmendjen te polemikat e mëhershme, kur ai kritikoi përzgjedhjen e aktores Lupita Nyong’o për rolin e Helenës së Trojës dhe Klitemnestrës.
Edhe
Christopher Nolan zbulon ëndrrën e tij, të realizojë një film horror
“Nuk e di nëse e kupton, por Lupita konsiderohet një nga gratë më të bukura në botë. Nuk e kuptoj çfarë po përpiqesh të thuash. Askush nuk të detyron ta shohësh filmin”, ka theksuar aktorja dhe moderatorja Whoopi Goldberg.
Edhe aktori Alec Baldwin doli në mbështetje të Lupita Nyong’o, duke publikuar një fotografi të saj me mbishkrimin: “I dashur Elon... por ajo ËSHTË gruaja më e bukur në botë”.
Musk vazhdon të promovojë platformën Grok dhe kompaninë e tij “xAI” si konkurrente në garën globale të inteligjencës artificiale, duke këmbëngulur se AI do të ndryshojë jo vetëm teknologjinë, por edhe industrinë e argëtimit dhe mënyrën se si krijohen filmat.