Ellen DeGeneres ka folur për simptomat e para që ka pasi rezultoi pozitiv me koronavirus.
62-vjeçarja, drejtuese e emisionit Ellen Show, ka treguar se ka dhimbje me shpinë.
“Përshëndetje të gjithëve, faleminderit të gjithëve për urimet. E vlerësoj shumë. Po ndihem tash mirë 100 për qind. Ndihem vërtet mirë”, është shprehur Ellen.
Ajo ka treguar se pasi është infektuar me koronavirus, “ka pasur dhimbje torturuese të shpinës”.
“Nuk e dija që edhe dhimbja e shpinës ishte simptomë”, u shpreh ajo.
Ellen ka njoftuar se është infektuar me koronavirus prej të enjtes.
A little update. pic.twitter.com/9OkFHkiKRc
— Ellen DeGeneres (@TheEllenShow) December 16, 2020
Artikuj të ngjashëm
-
Qe gjashtë muaj e infektuar me koronavirus – “Nuk kam ide si të shërohem”
-
Ellen DeGeneres thyen heshtjen pas akuzave të rënda ndaj saj
-
Deputetja Hoxha infektohet me koronavirus
-
Ellen DeGeneres në ankth me situatën e shkaktuar nga koronavirusi, sikur të gjithë ne
-
Aktorja Debi Mazar konfirmohet me koronavirus