Ajo luan një ndër rolet kryesore në filmin e ardhshëm të zhanrit horror nga regjisori M. Night Shyamalanit, “Old”.
Dhe të dielën, aktorja australiane Eliza Scanlen e ka përshkruar përvojën “tmerruese” të rolit të një fëmije që përnjëherë bëhet e rritur brenda një dite të vetme.
Eliza, personazhi i së cilës mbetet shtatzënë, ka thënë për revistën “Stellar”: “Ka qenë shumë e papërshtatshme për ta përjetuar këtë gjë si aktore”.
“Ishte shumë sfiduese për t’u luajtur. Ishte tmerruese. Për shkak se është triller, po e çon historinë përpara në një mënyrë kaq interesante. Kështu gjatë tërë xhirimeve të filmit isha aktive”.
“Për ta mbajtur vazhdimisht atë energji për një personazh është sfidë e vërtetë, posaçërisht kur e merr parasysh se nëpër çfarë kalon personazhi im”.
Edhe
“Old” është trileri i fundit i regjisorit të famshëm M. Night Shyamalan
Trileri i filmit është publikuar në mars dhe në të paraqiten një grup turistësh, që e zbulojnë një plazh idilik dhe të fshehtë, por që nuk i përngjan fare parajsës.
Ylli i “Science Of Sleep”, Gael García Bernal, kryeson ekipin e aktorëve si babai që e dërgon familjen në një udhëtim të bukur.
Ai luan përkrah Vicky Krieps, që në film është bashkëshortja e tij, dhe dy fëmijët – djali (Alex Wolff) dhe vajza (Eliza).
Familja hyn në plazhin piktoresk pavarësisht paralajmërimit ogurzi se “nuk lejohen fëmijët”.
Shumë shpejt, djali i vogël do të hasë në një kufomë që po lundronte në det dhe pasi të rriturit e mbulojnë atë në breg, më vonë e kuptojnë se po shpërbëhet me një shpejtësi të madhe.
Edhe
Zendaya mezi pret ta shohë “The Odyssey”: Do të ketë skena që nuk janë bërë kurrë më parë
Gjërat vazhdojnë e përkeqësohen pasi fëmijët papritur dhe përnjëherë rriten aq shumë, saqë personazhi i Elizës mbetet edhe shtatzënë përpara nënës së saj të tmerruar.
Premiera e filmit “Old” do të jepet më 22 korrik të këtij viti.