Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Eliza Dushku është shtatzënë

Aktorja Eliza Dushku është duke e pritur fëmijën e saj të parë. Ish ylli i “Buffy The Vampire Slayer” ia konfirmoi lajmin e gëzuar “Us Weekly” në një shfaqje të dokumentarit të saj të ri, “Mapplethorpe”, në Cinepolis Chelsea në New York, të enjten.

Image

Eliza u shoqërua nga bashkëshorti i saj me të cilin është e martuar tash e gjashtë muaj, Peter Palandjian - drejtorin ekzekutiv të Interkontinental Real Estate Corporation, dhe tha për revistën: "Jemi shumë të ngazëllyer. Sapo u martuam në gusht. Është një vit i veçantë për ne."

Dushku “debutoi” barkun e saj të vogël shtatzënë në tapetin e kuq në këtë ngjarje.

Aktorja gjithashtu po përfundon Universitetin Suffolk, ku po e studion shërimin holistik, varësinë dhe traumën.

"Kam qenë shumë e emocionuar për atë që po e bëj me jetën time këto ditë" tha nëna e ardhshme 38-vjeçare. "Unë kam jetuar në Boston. Tani do të diplomoj në kolegj... jam e sapomartuar dhe jam shumë e emocionuar në lidhje me këtë kapitull të ardhshëm në jetën time.

Edhe Eliza Dushku publikon një foto shtatzënë Showbiz Eliza Dushku publikon një foto shtatzënë

"Kam luajtur qëkur isha nëntë vjeç dhe jam duke i gjetur këto gjëra të reja me të cilat jam shumë e emocionuar. Ky ka qenë një vit i madh, por një vit i mrekullueshëm".

Ky do të jetë fëmija i parë i Dushkut, por bashkëshorti i saj 54-vjeçar, i ka tashmë katër fëmijë nga një lidhje e mëparshme.

Eliza, e cila më parë ishte në lidhje me lojtarin e pensionuar të basketbollit, Rick Fox, producentin Brent Bolthouse dhe komedianin Seth MacFarlane, u zhvendos në Boston, Massachusetts, në vitin 2016 për të studiuar në Universitetin Suffolk.

Ajo e kishte një fillim të rëndë në vitin 2018 para se të martohej, pasi zbuloi se ishte keqtrajtuar si fëmijë në setin e filmit “True Lies” në një postim të hapur në Facebook. Ajo gjithashtu thuhet se ka marrë shumë të madhe parash nga drejtuesit e rrjetit CBS pasi që ngriti akuza të ngacmimeve seksuale kundër kolegut të saj në dramën “Bull”, Michael Weatherly.

Pretendimet dolën në dritë si pjesë e një hetimi që u mor me sjelljen e ish-drejtorit ekzekutiv të CBS Leslie Moonves, pas akuzave për abuzim seksual të bëra kundër tij.

Edhe Eliza Dushku është bërë nënë për herë të dytë Showbiz Eliza Dushku është bërë nënë për herë të dytë

Ajo thuhet se u përball me Weatherly për sjelljen e tij, dhe pak kohë pas kësaj asaj iu tha se karakteri i saj është larguar nga seriali, pavarësisht nga fakti se ajo e kishte një rol të rregullt në seri.

Pas vendimit Eliza thuhet se e kishte nënshkruar një marrëveshje konfidenciale me CBS për 9.5 milionë dollarë - shumën e vlerësuar që ajo do ta kishte fituar si anëtare e kastës për katër sezonet në seri.