Aktorja amerikane me prejardhje shqiptare, Eliza Dushku, e ka mirëpritur në jetë fëmijën e saj të dytë.
40-vjeçarja e famshme për role të ndryshme në filma dhe seriale hollywoodiane, e shfrytëzoi rrjetin social Instagram për ta bërë të ditur lajmin se ajo dhe bashkëshorti, Peter Palandjian, janë bërë prindër për herë të dytë. Foshnja është djalë dhe është pagëzuar Bodan. Çifti e ka edhe një djalë 2-vjeçar së bashku, Philip, ndryshe i njohur si Bourne.
“Po e mirëpresim djalin tonë të bukur, Bodan. Kjo javë ka qenë një rrugëtim në vete. Ndihemi falënderues dhe shumë të lumtur. Djemtë tanë i japin jetës kuptim tjetër. Bourne dhe Bodie, dy vëllezër nga Bostoni. Faleminderit të gjithë atyre që na duan dhe na përkrahin vazhdimisht. Ky është vendi ku duhet të jemi”.
Aktorja Dushku dhe biznesmeni Paladijan, i cili i ka edhe katër fëmijë tjerë me ish-bashkëshorten, Marie-Louise Minou Palandjian, u martuan në vitin 2018.
Ish aktorja e serialit “Buffy The Vampire Slayer” e zbuloi në shkurt të këtij viti, se ajo dhe Peter janë në pritje të fëmijës së dytë së bashku. Kurse në muajin maj, Eliza e shfrytëzoi rrjetin social Instagram për ta zbuluar se e ka marrë vaksinën anti-COVID, gjatë kohës sa ishte shtatzënë.