Elina Duni rikthehet fuqishëm me album, raporton emisioni Express në KTV.
Këngëtarja vjen me projektin e saj të ri me titull “Partir” dhe të gjithë fansat e Dunit mund ta kenë në duar më 27 prill.
E lindur në Tiranë, artistja shqiptare nëpërmjet muzikës dhe tekstit të albumit tashmë të përfunduar, shprehë shumë emocione, që nga dhimbja e deri tek gëzimi, që vetëm Elina di t’i transmetoj me anë të muzikës.
Në albumin “Partir” që në gjuhën shqipe do të thotë “Nisje”, gjenden tekste nga këngët e tradicionale të këngës shqiptare, kosovare, armene, maqedonase, zvicerane dhe andaluzia maure.
Ajo bashkëpunoi me emra si Jacques Brel, Domenico Modugno, Alain Oulman etj. Një prej këngëve të albumit ajo e performoi edhe në kanalin prestigjioz televiziv RTS të Zvicrës.
“Partir” me gjithsej 12 këngë mund të porositet nga adhuruesit e Dunit që nga nesër.