Këngëtarja shqiptare, Elina Duni ka publikuar projektin e saj më të ri “Partir”, që në gjuhën shqipe do të thotë nisje.
Në këtë kolazh muzikor gjenden tekste nga këngët e tradicionale të këngëtares shqiptare që jeton e vepron në Perëndim, transmeton Koha.net.
“Ne të gjithë jemi duke u nisur, duke shkuar, duke u larguar për at gjetur strehën e fundit”, thotë Duni.
Nëpërmjet muzikës dhe tekstit të këtij albumi (9 skica të shoqëruar me këngë në 9 gjuhë të ndryshme) kalohet nëpër humnerën e dhimbjes, nëpër zemrën e thyer një shkretëtirë, për të arrit në strehë përfundimtar: gëzim.
Zëri i Elinës shoqërohet me kitarë, piano ose dhe ndonjëherë një def e duket se mrekullia vepron, duke e bërë këtë udhëtim universal.