Pas një periudhe 2-vjeçare larg prodhimeve të reja për shkak të angazhimit në mjuzikëllin “Notre Dame de Paris” të Riccardo Cocciante-s, këngëtarja Elhaida Dani, është rikthyer, por ndryshe nga çdo herë tjetër.
“Më mbaj” është e para këngë, në të cilën Elhaida vjen edhe si kompozitore, jo vetëm si tekstshkruese. Vetëm pak ditë më parë, kur prezantoi për publikun teaser-in e këngës, Elhaida zbuloi se ”kjo këngë është ndryshe nga ato çfarë kam sjellë deri më sot! E thjeshtë, e drejtpërdrejtë dhe personale!"
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Më mbaj"është një këngë pop folk e remiksuar nga Olti Dj, ndërkohë që për muzikën Elhaida ka bashkëpunuar me kompozitorin italian, Zeno.
Kënga tregon ndjesinë që gjithsecili mund të ketë kur një histori mbaron, një dëshirë për t'u rikthyer ndoshta vetëm për një natë, një rrëfim i sinqertë dhe intim i këngëtares.
Në postimin e saj në “Instagram”, këngëtarja ka falënderuar të gjithë bashkëpunëtorët dhe ka ndarë edhe një herë emocionin dhe pasionin që e lidh me këtë këngë tërësisht personale.