Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Ekipi i “Oscars” shpreson që Conan O’Brien të rikthehet në vitin 2026

Conan O’Brien

Conan O’Brien

Foto: Associated Press

Komediani Conan O’Brien ka kënaqur ekipin organizues të Akademisë së Filmit, të cilët tani duan që ai të prezantojë sërish spektaklin “Oscar” vitin e ardhshëm.

61-vjeçi drejtoi ceremoninë e këtij viti të Akademisë së Filmit të dielën (2 mars 2025), dhe tani Rob Mills, zëvendëspresident ekzekutiv i “Walt Disney TV” për argëtimin alternativ dhe pa skenar”, e ka përshkruar bashkëpunimin me të si “ kënaqësi dhe privilegj”.

Monologu i O’Brien në hapjen e spektaklit:


“Kjo varet nga Conan, por ne do të donim shumë ta kishim sërish. Nuk e di nëse mund të quhet një ofertë zyrtare, por shpresoj shumë që ai të dëshirojë të rikthehet. Ishte një kënaqësi dhe një privilegj, dhe ndoshta e vetmja mënyrë për të zëvendësuar mungesën e Jimmy Kimmelit në këtë edicion”, ka thënë Mills për Variety.

Mills e lavdëroi O’Brienin për mënyrën se si “e realizoi për mrekulli” spektaklin, duke e përshkruar performancën e tij si përmbledhje të momenteve më të mira të karrierës së tij.

Edhe Conan O’Brien do të rikthehet si prezantues në “Oscar” Showbiz Conan O’Brien do të rikthehet si prezantues në “Oscar”

“Ishte një rikthim në kujtesën e 30 vjetëve të tij, jo vetëm si prezantues i ‘late night’, por edhe si drejtues i ‘Emmy Awards’ dhe projekteve të tjera që ka bërë. Ishte gati si një lloj përmbledhje e hiteve më të mira të Conanit” ka thënë ai.

Mills gjithashtu ka thënë se komediani solli pak nga gjithçka.

“Një monolog tepër argëtues, që përmbante elementët që e bëjnë Conanin të veçantë – marrëzi, vetëironi dhe shaka që në fillim janë qesharake, por pas 20 minutash kupton se janë akoma më të thella dhe më qesharake”, ka thënë tutje Mills.

Përvoja dhe ndikimi i O’Brienit bënë që edhe John Lithgow të përfshihej në shfaqje. Gjatë ceremonisë, mimika serioze e aktorit veteran u përdor si “kërcënim” për të gjithë ata që do të tejkalonin kohën e fjalimit të tyre.

“Kjo është bukuria e të pasurit Conan, i cili ka 30 vjet marrëdhënie të thella me yjet e Hollywoodit”, ka shpjeguar Mills.

Edhe Conan O’Brien do ta moderojë ceremoninë “Oscar” edhe vitin e ardhshëm Showbiz Conan O’Brien do ta moderojë ceremoninë “Oscar” edhe vitin e ardhshëm

Ai tutje ka thënë se ishte e mahnitshme të shihje se si prezantuesit në prapaskenë reaguan kur e panë Conanin.

“Të gjithë filluan të kujtonin momentet kur ishin ulur përballë tij në emisionet e tij të mëparshme. Ai është universalisht i dashur, shumë i ngjashëm me Jimmy Kimmelin. Kjo e bëri shumë më të lehtë për të përfshirë edhe dikë si John Lithgow”, ka thënë Mills.