Duket krejtësisht sikurse skena e studios së koncerteve “Tiny Desk” të emisionit “NPR Music’s”, vetëm se është e bërë prej kartoni.
Ama, në prapavijë qëndrojnë Billie Eilishi dhe vëllai i saj, Finneas, prej së vërteti.
Vëlla e motër kanë performuar bashkërisht në kuadër të edicionit të koncerteve nga shtëpia “Tiny Desc”, të cilat po realizohen në formatin nga distanca për shkak të rrethanave të krijuara nga pandemia e koronavirusit.
Por po qe se Eilishi nuk do ta përmendte, këtë fakt nuk do të mund ta vërente askush, shkruan CNN, transmeton KOHA. “Kështu që, natyrisht, nuk jemi në të vërtetë në studion e 'Tiny Desk', sepse kjo është vetëm një copë dekori, ama është e vërtetë”, ka thënë Eilish, gjatë xhirimit prej 10 minutash.
“Nuk është e vërtetë fizikisht. Ama, jam e nderuar që jam këtu”, vazhdoi këngëtarja.
Edhe
Billie Eilish paralajmëron album të ri
Në kuadër të kësaj performance, Eilish ka interpretuar këngët “Everything I Wanted” dhe “My Future”, përderisa vëllai i saj e ka shoqëruar me tingujt e kitarës dhe sintit. “Karantina ka qenë e çuditshme”, ka thënë Eilishi. “Por ne duhet të kemi shumë shpresa për të ardhmen”, ka shtuar ajo.
Në fund, kamera largon fokusin për të paraqitur një pjesë argëtuese të zyrës së vërtetë të Radios Publike Kombëtare.