Edward Norton është kthyer prapa kamerave për herë të parë në pothuajse 20 vjet, me filmin “Motherless Brooklyn”, dramën kriminalistike të vendosur në New Yorkun e viteve ’50. Norton gjithashtu del para kamerave në rolin e hetuesit privat i cili lufton me sindromën Tourette dhe me ndërlikimet që i sjell nëntoka kriminale.
Tani kemi mundësi ta shohim trailerin e parë zyrtar për filmin, ndërsa përmbledhja na zbulon se çfarë na pret: E vendosur në vitet ‘50 të shekullit të kaluar në New York, ngjarja në filmin Motherless Brooklin bën fjalë për Lionel Essrog (Nortonin), një detektiv ky i vetmuar privat që e lufton sindromën Tourette dhe i cili vendos ta zgjidhë vrasjen e mentorit të tij dhe mikut të vetëm Frank Minna (Bruce Willis), shkruan KOHA Ditore.
I armatosur me vetëm disa të dhëna dhe makinerinë e mendjes së tij obsesive, Lionel i zbulon sekretet e ruajtura fort që e mbajnë në ekuilibër fatin e të gjithë qytetit. Në misterin që e çon atë nga baret e xhazit në Harlem në pjesët kriminalistike të Brooklynit dhe përfundimisht në sallat e zbukuruara të udhëheqësve njujorkezë, Lionel lufton me keqbërësit, korrupsionin dhe njeriun më të rrezikshëm në qytet nga respekti për mikun e tij dhe për ta shpëtuar femrën e cila mund të bëhet edhe shpëtimi i tij.

Norton e ka bërë regjinë dhe skenarin e bazuar në romanin e Jonathan Lethem, ndërsa në film luajnë Gugu Mbatha-Raw, Bobby Cannavale, Cherry Jones, Michael Kenneth Williams, Leslie Mann, Ethan Suplee, Dallas Roberts, Josh Pais, Robert Ray Wisdom, Fisher Stevens, Alec Baldwin dhe Willem Dafoe.
“Motherless Brooklyn” mbërrinë në kinema më 1 nëntor.