Nga studioja Disney-Pixar kanë mbërritur posteri dhe fragmenti i ri për aventurën më të re të animuar Onward, në të cilën paraqiten përsëri yjet e MCU, Tom Holland dhe Chris Pratt, të paktën me zëra.
Dyshja e famshme në këtë film ua huazuan zërat vëllezërve kukudhë Ian dhe Barley, të cilët nisen në një aventurë, ku duhet të zbulojnë nëse ka ende magji në një botë që dikur ishte plot me të.
Ngjarja është vendosur në periferi të botës fantastike, në të cilën i takojmë dy adoleshentë kukudh, nëna e të cilëve për ditëlindjen e 16-të të Lightfoot (Holland) ua jep një shkop të cilin ua ka lënë babai i tyre, shkruan KOHA Ditore. Lightfoot dhe Barley (Pratt) e kuptojnë se shkopi është magjik, dhe me të përpiqen ta kthejnë babanë e tyre për një natë, por magjia shkon për keq, kështu që vëllezërit duhet ta gjejnë një mënyrë për ta korrigjuar situatën. Koha nuk është në anën e tyre, sepse ata i kanë vetëm disa orë për këtë.
Regjia dhe skenari janë bërë nga Dan Scanlon, ndërsa produksioni nga Kori Rae, dyshja meritore për Monsters University. Në origjinal përveç Holland dhe Pratt zërat i kanë huazuar Octavia Spencer, Julia Louis-Dreyfus dhe John Ratzenberger.
Onward e presim në kinema më 6 mars 2020, ndërsa ky është i pari nga dy filmat e Pixar që do të vijnë vitin e ardhshëm; i dyti është “Soul”, i cili arrin më 19 qershor 2020.