Seritë e Marvel të cilat do të shfaqen në shërbimin streaming Disney+ do të jenë të lidhura plotësisht me Marvel Cinematic Universe, ndërsa Marvel Studios do ta bëjë produksionin e secilës prej tyre.
Derisa Disney po përgatitet për lansimin e shërbimit të vet streaming Disney+, po përgatitet edhe seria Loki, ndërsa thashethemet e paverifikuara flasin edhe për disa seriale të tjera. Lokin do ta luajë Tom Hiddleston, i njëjti aktor që e luajti këtë rol në disa filma të Marvel. Ndryshe nga seritë e Netflixit nga Marvel me personazhet si Daredevil, Punisher dhe Jessica Jones, seritë e Disney+ do të jenë të lidhura më thellë me universin kryesor, shkruan KOHA Ditore.

"Ky do të jetë produksion i Marvel Studio", deklaroi presidenti i kompanisë Marvel Studio Kevin Feige. "Ato do të jenë plotësisht të ndërthurura me MCU-në aktuale, MCU-në e kaluar dhe MCU-në e ardhshme."
Informacionet zyrtare për serinë Loki ose për seritë e tjera me siguri do të paraqiten në kohën e mbajtjes së Comic Con në San Diego, sepse Feige e pranon se sekretet do të ruhen derisa të shfaqen në kinema “Avengers: Endgame” dhe “Spider-Man: Far from Home”.
-
Tom Hiddleston e përsërit rolin e Lokit në serinë e ardhshme të platformës “Disney+”
-
Platforma “Disney+” po bëhet gati për lansimin e serialit “Hawkeye”
-
“Loki”: Hiddleston thotë se “Marveli” ia ndryshoi jetën
-
“The Falcon and the Winter Soldier” së shpejti në platofrmën Disney+
-
Hawkeye me serinë e vet