Më shumë se dhjetëra yje do të performojnë në një koncert për ta nderuar legjendën e muzikës Prince, dy ditë pas ceremonisë së 62-të të Grammy Awards, raportoi CNN. Koncerti “Let's Go Crazy: The Grammy salute to Prince” do të mbahet më 28 janar në Los Angeles.
Formacioni yjor i interpretuesve për nder të Prince përfshin: John Legend, Foo Fighters, Alicia Keys, Juanes, Chris Martin i Coldplay, Usher, dhe Earth, Wind & Fire, dhe muzikantë të tjerë.
Këngëtari i hitit "Purple Rain" i ka fituar shtatë “Grammy” dhe është nominuar 38 herë për këtë çmim, njoftoi Akademia Amerikane e Regjistrimeve.
“Me qëndrimin e tij subversiv dhe natyrën komanduese, ai i kombinoi zhanret e muzikës dhe krijoi muzikë elektrizuese të një karakteri të fuqishëm", tha presidentja e Akademisë, Deborah Dugan.
“Prince vazhdon të jetë një ikonë frymëzuese për artistët dhe fansat në mbarë botën - shtoi Dugan.
Edhe
Prince do të nderohet me koncertin përkujtimor të yjeve në “Grammy”
Prince (Roger Nelson) ndërroi jetë më 21 prill 2016, disa javë pasi njoftoi se do ta botonte librin autobiografik, shkruan KOHA Ditore.
Autobiografia e tij, “The Beautiful Ones”, e botuar vitin e kaluar, kombinon librin e papërfunduar të këngëtarit me fotografitë origjinale, shënime dhe tekste të këngëve.