Charlie Murphy, vëllai i madh i aktorit Eddie Murphy, ka vdekur nga leukemia.
57-vjeçari ishte “stand-up” aktor dhe njihej për skeçet e tij në Chapelle Show, e cila i dërgoi në Hollywood yjet si Rick James dhe Prince.
Murphy ka punuar shumë me vëllanë e tij të vogël, Eddien, bashkautor në filmat “Norbit” dhe “Vampire In Brooklyn”, raporton Sky News.
“Charlie e mbushi shtëpinë tonë me dashuri dhe të qeshura. Nuk do të shkojë një ditë e vetme pa mungesën e prezencës së tij”, thuhet në komunikatën e familjes.
“Faleminderit për ngushëllimet dhe lutjet tuaja”.
Artikuj të ngjashëm