Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Ed Sheerani thotë se është martuar në fshehtësi

Fansat e dinë se Ed Sheerani dëshiron që jetën e tij personale ta mbajë në privatësi.

Por, këtë herë ka bërë një hap para, duke konfirmuar se është martuar fshehurazi me të fejuarën e tij, Cherry Seaborn, transmeton Koha.net.

Në një intervistë për Access Online, Ed Sheeran u pyet nëse ka caktuar një datë për dasmën e tij, pasi kishte konfirmuar fejesën në janar. Këngëtari e ngriti dorën më pas për të treguar se po e mban unazën e martesës.

Muaj më parë Ed Sheeran kishte konfirmuar se është fejuar me shoqen e fëmijërisë së tij, Cherry Seaborn, e cila është lojtare e hokejit, e cila me Anglinë U21 së fundmi e arriti medaljen e bronztë në Evropian.