Tatuazhi i ri i Ed Sheeranit, një orka, është bërë me dedikim për të bijën e tij Lyra Antarctica, ardhjen e së cilës në jetë kantautori e kishte mësuar gjatë një udhëtimi në Antarktik.
Këngëtari i hitit “Bad Habits” e ka shfaqur tatuazhin me balenë në krah, kushtuar vajzës 10-muajshe, nëna e së cilës është bashkëshortja e tij, Cherry Seaborn.
“Kam disa dhëmbë vampiri dhe një orkë nga Antarktiku”, citon revista “The Sun” fjalët e Sheeranit. “Jam plotësisht i mbuluar me tatuazhe të çuditshme, plot ngjyra dhe këtë nuk e kupton askush, përveç bashkëshortes sime. Të gjithë thonë se dukem si një laps i shkrirë. Mirëpo unë i dua shumë”.
Ylli i popit thuhet se ka më shumë se 60 tatuazhe, por muzikanti 30-vjeçar pranoi se nuk e duron dot më dhimbjen për më shumë se dy orë radhazi. Ai ka thënë se kur ishte më i ri merrte pjesë në seanca 18-orëshe për tatuazhe, porse tani ndalon pas më pak se dy orësh.
Megjithëkëtë, këngëtari i hitit “Bloodstream” para pak vjetësh ishte ndier aq rehat në karrigen e tatuazhistit saqë thotë se edhe e kishte zënë gjumi aty.
Edhe
Ed Sheeran e dha intervistën më personale për revistën “Rolling Stone”
Sheeran kishte shkuar te Kevin Pauli për ta krijuar një kolazh tatuazhesh në gjoks më 2016 dhe ka qëndruar 40 orë në karrige për ta bërë koleksionin unik.
Fituesi i çmimit “Grammy” kishte rrëfyer se i kishte humbur ndjenjat kur po bënte tatuazh Sagrada Familian, një kishë katolike romake në Barcelonë, të cilën e ka gdhendur në stomak, ngase dhimbja ishte shumë e madhe.
Pavarësisht kësaj, artisti i tatuazheve Paul ka thënë se nga të gjithë klientët e tij të famshëm, Sheeran ishte më i durueshmi gjatë procesit, duke theksuar se ai madje edhe dremiste teksa ia vizatonte dizajnin.
Sheeran e ka tërë gjoksin të mbuluar me tatuazhe që kanë të bëjnë me të dashurit e tij dhe këngët nga albumi “Divide”.
Edhe
Ed Sheeran bëhet baba për herë të dytë
Këngëtari së fundmi ishte ndërprerë gjatë një interviste, kur kishte pranuar një thirrje nga Zyra e Brendshme e Mbretërisë së Bashkuar për t’u siguruar se ai ishte në karantinë. Ylli ishte kthyer kohë më parë nga SHBA-ja në Londër dhe ka treguar lidhur me masat e rrepta të qeverisë, pas thirrjes së realizuar.
Qytetarët mund të hyjnë në Mbretërinë e Bashkuar nga SHBA-ja, porse duhet që t’i nënshtrohen karantinimit dhjetëditor me të mbërritur dhe ta bëjnë testin për koronavirus para se të dalin nga karantina.