Ed Sheeran ka folur haptazi për herë të parë në lidhje me anksiozën e tij të rëndë sociale.
Ylli i hitit “Shape of You” zbuloi se ai madje e ka reduktuar grupin e tij të miqësisë vetëm në katër veta dhe se i shmang daljet në publik për shkak të betejës së tij me këtë gjendje të shëndetit mendor.
"Kam anksiozë sociale. Nuk më pëlqejnë grupe të mëdha njerëzish, gjë që është ironike, sepse unë interpretoj koncerte për mijëra njerëz. Ndihem klaustrofobik dhe nuk më pëlqen të jem në prani të shumë njerëzve", tha ai në një intervistë të re me gazetën britanike “The Sun”. "Kam anksiozë çdo ditë. Ajo të përvidhet. Kam punuar në të për tetë vjet dhe jam mbyllur nga realiteti".
28-vjeçari shtoi: "Qoftë heqja e telefonit ose thjesht shikimi i emailave dy herë në ditë. Ose zvogëlimi i grupit tim të miqësisë në minimum vetëm që të mund t'u besoj të gjithëve. I kam lënë njerëzit të hyjnë nga 'ndonjë vend i shoqërimit'. Mund t’i lejosh të hyjnë, por edhe mund t’i lejosh të dalin".
Superylli i popit tha se gjendja në fjalë u shkaktua nga presionet me të cilat ai përballet për shkak të famës dhe i luti fansat të mos e xhironin derisa është në publik, shkruan KOHA Ditore.
"Nuk e kam problem të flas me njerëzit. Por është problem kur njerëzit më xhirojnë dhe më shikojnë. Kjo më bën të ndihem çuditshëm. Më bën të ndihem sikur nuk jam njeri. Nëse doni të vini tek unë dhe të bisedoni me mua. Edhe nëse nuk jemi takuar kurrë, vetëm afrohuni", u tha ai fansave të tij.
Edhe
Ed Sheeran paralajmëron pushim nga muzika
Ed gjithashtu zbuloi se i duhet të kërkojë të hajë në dhomë private në restorante, pasi që është lodhur nga fakti se të tjerët në restorant e xhirojnë atë dhe gruan e tij Cherry Seaborn derisa hanë.
"Ndiheni si një kafshë në kopshtin zoologjik. Nuk dua të ankohem, e kam një punë dhe jetë të mahnitshme. Por vetëm dua ta shmang atë", e pranoi ai.