E dashura e Leonardo DiCaprios, modelja Camila Morrone, e ka mbrojtur dallimin në moshë prej 23 vjetëve me aktorin, duke këmbëngulur se "çdokush duhet të jetë në lidhje me kë të dojë".
Bukuroshja 22-vjeçare foli për Los Angeles Times për lidhjen e saj me yllin 45-vjeçar të “Once Upon a Time in Hollywood”, dhe tha se ajo nuk shqetësohet për dallimin e tyre të madh në moshë, shkruan KOHA Ditore.
"Janë shumë lidhje në Hollywood - dhe në historinë e botës - ku njerëzit kanë dallime të mëdha në moshë," tha ajo. "Unë thjesht mendoj se çdokush duhet të jetë në lidhje me kë të dojë."
Megjithatë, Camila e pranoi se nëse nuk do të ishte në lidhje vetë, "me siguri do të ishte edhe vetë kurioze për të".
Derisa është më e famshme për karrierën e saj të modelimit, Camila po shpreson të krijojë emër edhe si aktore, dhe shpreson që roli i saj në filmin indie “Mickey and the Bear” do t'i ndihmojë njerëzit të përqendrohen në aftësitë e saj në ekran më shumë sesa tek jeta personale.
-
Psikologia shpjegon rregullin misterioz të dashurisë së DiCaprios me 25-vjeçaret
-
Leonardo Di Caprio nxit dyshime se u frikësohet grave mbi 25 vjeç
-
Ndahet çifti Leonardo DiCaprio dhe Camila Morrone
-
E dashura e DiCaprios: “U njoftuam kur isha dhjetë vjeç”
-
Ku ishte DiCaprio kur e dashura e tij kishte 2 vjet