Showbiz

E bija e aktores problematike i ngjan shumë nënës

Modeljista Ava Sambora (21) mund të krenohet me bukurinë natyrore dhe gjenet që i ka trashëguar nga prindërit e saj. Ava është e bija e aktores problematike Heather Locklear (57) dhe rockerit Richie Sambora (59). Modelistja u dhuron rregullisht fansave në Instagram foto të shumta.

Kështu, në një nga postimet e fundit, Ava kujton shumë në nënën e saj Heather nga ditët e saj të rinisë. Ajo pozoi në një bikini të bardhë në një plazh me rërë.

'Vajzë e bukur dhe simpatike', 'E bukur si gjithmonë', 'E bukur si nëna', 'Si në parajsë', janë disa nga komentet e fansave të mahnitur.

Përndryshe, Ava e përfundoi shkollën e mesme Viewpoint në Calabasas në vitin 2015 përpara se të regjistrohej në Universitetin Loyola Marymount në Los Angeles. Ajo i ndoqi hapat e aktrimit të nënës së saj, ndërsa rolin e saj të parë e fitoi në vitin 2012 në 'This Is 40'. Përveç kësaj, ajo është e angazhuar në modelim që nga fëmijëria e saj, ndërsa karrierën e filloi në moshën trevjeçare kur e regjistroi një reklamë për L'Oreal. Si adoleshente, ajo filloi të pozojë në revytë e modës, shkruan KOHA Ditore.

Nëna e saj Heather dikur konsiderohej ikonë seksi, ndërsa tani vazhdimisht ndërlidhet me lajme të këqija. Gjatë një viti e gjysmë të fundit, ajo po radhit skandal pas skandali. Në qershor të vitit të kaluar ajo përfundoi në stacionin e policisë sepse nën ndikim të alkoolit u fut në një rrethojë para shtëpisë së saj në Kaliforni.

Pastaj i sulmoi policët që u përpoqën ta qetësonin, dhe sapo u lirua nga paraburgimi ajo u mbidozua. Në atë kohë i kaloi 14 ditë në psikiatri ndërsa në një rast u arrestua se e kishte ngufatur nënën e saj Diane (85 vjeç) dhe e kishte kërcënuar se do ta vriste. Pas kësaj, ajo u grind me të dashurin Chris Heisser (57 vjeç) të cilin e rrahu dhe e dëboi nga shtëpia.