Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Dukesha e Kembrixhit sjell në jetë një djalë

E plotësuar - Mediet e huaja raportojnë se para pak çastesh, dukesha e Kembrixhit, Kate Middleton, ka lindur fëmijën e saj të tretë, që është një djalë.

Dukesha u pranua në spital sot në orët e para të mëngjesit.

Titulli i foshnjës mësohet se do të jetë, Princi HRH i Kembrixhit, transmeton Koha.net.


Dukesha e Kembrixhit pranohet në spital për lindje

Dukesha e Kembrixhit, Kate Middleton u pranua në spitalin St Mary të Londrës për lindjen e fëmijës së tretë.

Catherine ka qenë në pushim qysh më 22 mars, kur ka bërë vizitën e fundit mbretërore në një organizatë bamirëse.

Edhe Middleton bën paraqitjen e parë pas lajmit se është shtatzënë Showbiz Middleton bën paraqitjen e parë pas lajmit se është shtatzënë

Fëmija do të jetë i pesti në radhë për fron dhe stërnipi ose stërmbesa e gjashtë e Mbretëreshës Elizabeth.

Duka dhe Dukesha i Kembrixhit kanë një djalë, Princin George, që ka lindur në vitin 2013, dhe një vajzë, Princeshën Charlotte, që ka lindur më 2015.

Shtatzënia e tretë e Dukeshës është bërë publike në tetor.