Këngëtarja shqiptare, Dua Lipa në një intervistë për AMP Radio ka zbuluar se do të dëshironte të bashkëpunonte me The Weeknd e Sia, në rast do të kishte raste të bashkëpunonte me artistë të mëdhenj.
Ajo është shprehur se ka shumë artistë të jashtëzakonshëm, që janë duke e ndryshuar muzikën tani, transmeton Koha.net.
Ndërsa e pyetur se me kë nga yjet e mëdhenj do të dëshironte që të bashkëpunonte, ajo ka thënë se, “nuk e di, një bashkëpunim i madh do të doja ta realizoja me The Weeknd, Sia, ka shumë artistë të jashtëzakonshëm që i shikoj, që janë duke e ndryshuar muzikën”.
Ajo ka treguar se ishte shumë e emocionuar kur për herë të parë kishte takuar këngëtaren e preferuar të saj, Nelly Furtado.
Albumi i saj i parë do të publikohet më 2 qershor.