Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

“Dua Lipa” titullohet kënga e re e reperit amerikan

“Dua Lipa” titullohet kënga e re e reperit amerikan

Reperi amerikan, Jack Harlow, ka publikuar albumin e tij më të ri, dhe kënga me titull “Dua Lipa” është bërë temë diskutimi gjithandej.

Kënga që mban emrin e këngëtares kosovare me famë botërore, është bërë tashmë virale, derisa ajo është pjesë e albumit me titull “Come Home The Kids Miss You”.

Në prag të publikimit të albumit të fundit, Harlow ka shpërndarë një pjesë të këngës “Dua Lipa” ku ndër të tjera thotë “Dua Lipa, po mundohem të kem diçka më shumë me të sesa një bashkëpunim...”

Ndonëse këngëtarja 26-vjeçare ende nuk i është përgjigjur kërkesës së reperit, fansat tashmë kanë nisur të flasin se po e presin me padurim një bashkëpunim mes tyre.

Albumi i ri i Harlowit përmban 15 këngë, dhe disa prej tyre janë bashkëpunime, përfshirë këngëtarët e famshëm, Pharell, Drake, Justin Timberlake dhe Lil Wayne.

Image