Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Dua Lipa rrok vëmendjen e njujorkezëve

Ajo asnjëherë nuk dështon në rrëmbimin e vëmendjes, sa herë që fotografohet jashtë.

Dhe Dua Lipa shfaqi sërish sensin e saj të guximshëm të stilit, teksa u pa e veshur me një triko shumëngjyrëshe në një shëtitje në New York.

Këngëtarja 25-vjeçare dukej se ishte në humor të mirë derisa dukjen e kompletoi me një palë xhinse blu.

Ansamblin e rehatshëm e shoqëroi me një çantë të vogël të zezë dhe me çizme ngjyrë kafe. Ajo vuri më në pah edhe flokët e errëta e të bukura. Duke mos harruar grimin, ylli nga Kosova kishte vënë një hije shkëlqyese në sy dhe pjesën tjetër të fytyrës e kishte mbuluar me maskë të zezë.

Bukuroshja ka qenë duke kaluar kohën më të mirë në New York dhe është parë në disa shëtitje, si dhe duke pozuar para bredhit të Krishtlindjes ‘Rockefeller’.

Dhjetori ka qenë një muaj mjaft i zënë për yllin, me performancën e saj në një depo në Mbretërinë e Bashkuar për koncertin e saj virtual 2054.

Edhe Dua Lipa sjell gjallëri në Cannes me veshje ngjyrë vjollcë Showbiz Dua Lipa sjell gjallëri në Cannes me veshje ngjyrë vjollcë

Ajo u bashkua me një numër interpretuesish të ftuar, duke përfshirë Kylie Minogue, Elton John, Bad Bunny dhe Miley Cyrus. Shfaqja theu rekorde në internet, me pesë milionë shikime.

Dua gjithashtu dha një performancë tjetër të “Boys Will Be Boys”, në ngjarjen virtuale Billboard Women in Music javën e kaluar.