Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Dua Lipa: Rrjetet sociale vend i urrejtjes

Këngëtarja me famë botërore, Dua Lipa ka thënë se rrjetet sociale janë ‘vend shumimi i urrejtjes e ankthit’.

Gjatë një interviste për BBC, ajo ka sugjeruar përdoruesit e rrjeteve sociale ‘të bëhen më të mirë me njëri tjetrin’ online, transmeton Koha.net.

24 vjeçarja ka thënë se ‘disa ditë nuk i lexoj fare komentet’.

“Disa ditë ndoshta ndihem më e vullnetshme por pothuajse gjithmonë përfundoj duke shikuar gjëra që nuk dua ti shikoj”.

Edhe yje të tjera si Selena Gomez kanë shprehur shqetësimet e tyre rreth sjellës në rrjetet sociale. Aktorja Gomez e ka përshkruar atë duke thënë se është duke u bërë e ‘tmerrshme’ për gjeneratën e saj.

Edhe Dua Lipa shpërthen ndaj komenteve negative, “merruni me diçka të mirë” Showbiz Dua Lipa shpërthen ndaj komenteve negative, “merruni me diçka të mirë”

Dua ka pranuar se ende është qejf e i dobishëm për të, përdorimi i platformave ‘fantastike’ si Twitteri e Instagrami, por edhe ajo duhet të qkyçet sapo të sheh komente që mund t'i shkaktojnë asaj makth.

“Rrjetet sociale mund të jenë një vegël shumë e mirë e mund të bëhet shumë qejf për të shpërndarë gjëra por në të njëjtën kohë është një vend i zgjerimit të urrejtjes e ankthit”, ka shtuar ajo.