Showbiz

Dua Lipa publikon këngën e re

Dua Lipa ka publikuar të enjten këngën e saj më të re. Bëhet fjalë për një bashkëpunim me këngëtarin tashmë të ndjerë, Pope Smoke.

Kënga titullohet “Demeanor” dhe pritet të shndërrohet në një hit tjetër të këngëtares nga Kosova me famë botërore.

Dua Lipa po qëndron këto ditë në Shqipëri bashkë me familjen dhe të dashurin e saj, Anwar Hadid.

Gjatë kësaj vizite, Dua është takuar me kryeministrin Edi Rama dhe kryetarin e bashkisë së Tiranës Erion Veliaj nga i cili ka pranuar edhe disa dhurat.

Ajo po ashtu ka vizituar Muzen “Gjergj Kastrioti – Skënderbeu” në Krujë.