Këngëtarja e famshme nga Kosova, Dua Lipa, përmes një postimi në Facebook ka bërë të ditur se do të marrë pjesë në festivalin “Orange” të Varshavës, Poloni.
“Polonia, shihemi në qershor”, ka shkruar Lipa, transmeton Koha.net.
“Orange Warsaw Festival” mbahet çdo vit, dhe këtë vit do të mbahet më 1 qershor.
Dua Lipa edhe vitin e kaluar ka marrë pjesë në festivalin e Varshavës.