Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Dua Lipa fiton çmim edhe në “NRJ Music Awards”

Sukseset për Dua Lipën nuk kanë të ndalur.

Vetëm pak orë pasi është shpërblyer me dy çmime shumë të rëndësishme në LOS40 Music Awards 2020, Dua ka arritur të marrë edhe një tjetër çmim me rëndësi nga një ngjarje e rëndësishme.

Bëhet fjalë për eventin më të madh muzikor të ndarjes së çmimeve në Francë, NRJ Music Awards, ku të nominuar sivjet kanë qenë tre shqiptarë (Dua, Ava Max dhe Regard).

Lipa ka triumfuar nw kategorinw “Artistja mw e mirw ndwrkombwtare”, duke lwnw prapa emra tw njohur si Ava Max, Lady Gaga, Miles Cyrus e Sia.

E entuziazmuar për çmimin që mori, Dua publikoi disa fotografi nga performanca e saj virtuale që kishte dhuruar për NRJ Music Awards 2020, teksa falënderoi eventin francez për çmimin./KSP