Këngëtarja kosovaro-britanike, Dua Lipa, është protagoniste e reklamës së re të brendit të parfumeve “Yves Saint Laurent Beauty”, e cila u xhirua së fundmi në Maroko.
Ylli i muzikës pop i ka postuar në Instagram disa fotografi nga sheshi i xhirimeve, të shoqëruara me mbishkrimin: “I kalova disa ditë në Morocco me familjen time nga ‘Yves Saint Laurent’, duke e xhiruar reklamën e re të pafrumit ‘LIBRE’. Mezi pres ta shihni këtë projekt”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoFotot duken mahnitëse dhe sjellin peizazhe të bukura të natyrës, të cilat fansat spekulojnë se janë realizuar në qytetin, Marrakech.
Nuk është për t’u çuditur që marka “Yves Saint Laurent Beauty” ka vendosur që reklamën e re të parfumit “Libre” ta xhirojë pikërisht në Maroko, marrë parasysh se shumë nga përbërësit e tij janë me burim nga shteti i Afrikës së Veriut.