Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Dua Lipa e ftuar speciale në emisionin e famshëm amerikan

Në “Saturday Night Live” më 3 shkurt është e ftuara speciale edhe këngëtarja e famshme nga Kosova, Dua Lipa.

Lajmin e ka bërë me dije vetë këngëtarja në një postim në rrjetin social Twitter.

“Do të jem në ‘Saturday Night Live’ më 3 shkurt. Ndiej disa flutura të çmendura në stomak dhe jam shumë nervoze vetëm teksa po e shkruaj këtë. Është një ëndërr që po bëhet realitet. Dikush të më pickojë”, ka shkruar Lipa në Twitter.

 


 

Edhe Dua Lipa do të performojë live në “SNL” Showbiz Dua Lipa do të performojë live në “SNL”

“Saturday Night Live” është një emision komik amerikan i famshëm i cili transmetohet në NBC që prej vitit 1975, transmeton tch.

Gjithashtu, në të njëjtën mbrëmje në këtë emision krahas Lipës e ftuar është edhe aktorja e njohur nga Hollywoodi, Natalie Portman.

Image