Këngëtarja e famshme korovaro-britanike, Dua Lipa, e ka aprovuar një remix të ri të hitit të saj “Hallucinate” e cila është përzier me muzikën e lajmeve të kanalit BBC, dhe ka dalë një version shumë i bukur i këngës.
Një qytetarë i Glasgowit, Ben Howell, e ka krijuar një version të këtij hiti duke e përzier muzikën e lajmeve me këngën e Lipës, në laptopin e tij.
Më pas, ai kishte vendosur ta postoj atë në YouTube dhe Twitter, ku i ka bërë ‘tag’ këngëtaren dhe kanalin BBC, transmeton Koha.
“LAJMI KRYESORË I DITËS: Më në fund e kam përfunduar remixin e këngës së Dua Lipës me muzikën e lajmeve të kanalit BBC,” kishte shkruar Howell në llogarinë e tij në Twitter.
Dhe këtij mesazhi I ishte përgjigjur edhe këngëtarja e famshme, e cila duke bërë shaka tha: “Niveli karantinë: remix i muzikës së @bbcnews me këngën “Hallucinate” / Faleminderit @greg_james që ma ke dërguar këtë video! Besoj kjo do të thotë se duhet krijuar një muzikë të re të lajmeve???”
Edhe
Dua Lipa konfirmon datën e publikimit të “Club Future Nostalgia”
quarantine level : @BBCNews remix of Hallucinate by @piffleandwhimsy ? // thank you @gregjames for sending me this! I think this calls for a new theme tune??? pic.twitter.com/0F6SzPJ523
— DUA LIPA (@DUALIPA) April 28, 2020
“Hallucinate” është pjesë e albumit të dytë të Lipës me titull “Future Nostalgia”, i cili u lansua gjatë kohës sa bota po qëndron në karantinë shkaku i pandemisë së koronavirusit. Ajo transmetohet në YouTube në version ‘audio’, për shkak se në këtë periudhë është e vështirë t’i realizohet videoklipi.