Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Dua Lipa bëhet pjesë e Grammy Museum krah Billie Eilish e Bruno Mars

Dua Lipa është bërë pjesë e fushatës së Grammy Museum për Edukim Muzikor.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë këngëtarja kosovare me famë botërore, e cila ka thënë se ndihet e nderuar që do të kontribuojë në punën për demokratizimin dhe zgjerimin e programeve të Grammy në komunitet.

Dua, 26 vjeç, do të punojë në këtë program krahas këngëtarëve më me zë në botë si Billie Eilish, Bruno Mars e Shawn Mendes.

“Fondet e mbledhura do të ofrojnë pranim falas në Muzeun GRAMMY në qendër të Los Anxhelosit për të gjithë studentët dhe do të zgjerojnë qasjen në programet e tyre të edukimit muzikor në të gjithë SHBA-në. Absolutisht e emocionuar dhe e nderuar që po e bëj këtë punë me kolegët e mi Billie Eilish, Bruno Marsm Rosalía dhe ShaënMendes.

Dua është fituese e trefishtë e çmimit “Grammy”, “Best Pop Vocal Album” me albumin e saj “Future Nostalgia”, pastaj çmimi “Best Dance Recording” me hitin “Electricity” në bashkëpunim me Silk City dhe çmimin “Best New Artist”.

Image