Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Dua bashkë me të dashurin shijon ndejën pas ceremonisë “BAFTA”

Ylli me famë botërore e me prejardhje shqiptare, Dua Lipa ka shkuar në ndejën pas spektaklit të “BAFTA-s”, bashkë me të dashurin e saj të ri, aktorin britanez, Callum Turner, raporton InStyle.

Çifti nuk parakaloi në tepihun e kuq të ngjarjes kryesore “BAFTA”, për të cilën Dua kishte zgjedhur të vesh një fustan të kuq me një pelerinë të gjatë dramatike, nga brendi Valentino.

Në “after party” ajo u shfaq me një fustan të zi me pupla e dantelë nga po i njëjti brend.

Dua dhe Callum u panë për herë të parë bashkë në fillim të muajit janar. Më pas ata konfirmuan lidhjen e tyre kur u shfaqën shumë të afërt me njëri-tjetrin në një nga sheshet më të famshme të Los Angelesit.

{gallery}