Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Dr.Dre dhe Diddy i japin fund armiqësisë, për herë të parë bashkë në studio muzikore

Rivalët e mëdhenj të repit, Dr.Dre dhe Diddy i kanë dhënë fund armiqësisë së tyre duke bashkëpunuar për herë të parë, të hënën mbrëma në një studio incizimi.

Artistët që përjetuan suksesin më të madh në vitet e nëntëdhjeta, 52-vjeçari i lindur në Harlem, Diddy, emri i vërtetë i të cilit është Sean Combs, përparoi në mënyrë të famshme Bregun Lindor, ndërsa 57-vjeçari i lindur në Compton, Dr.Dre, me emrin e vërtetë, Andre Young, qoi përpara Bregun Perëndimor, raportoi Daily Mail të mërkurën.

Dr. Dre e angazhoi Diddyn vokalisht për albumin e tij të katërt, për të cilin Diddy ka deklaruar se ishte “një nga ëndrrat e tij të kamotshme”.

“Më kujtohet hera e parë që dëgjova produksionin e Dr.Dre. Më dha një drejtim të qartë në nivelin e producentit që doja të bëhesha”, tha fituesi i trefishtë i Grammyt, i cili krenohet me 43.3 milionë ndjekës në mediat sociale.

“Mbrëmë, pata mundësinë të punoja me këtë njeri dhe të shihja gjenialitetin e tij teksa më stërviti përmes vokalit. Ai më kujtoi veten, por me një stil tjetër dhe shumë më të fokusuar. Më duhet të përqendrohem lart”, ka shtuar Diddy.

Bashkëpunimi i legjendave të hip-hopit ka nxitur reagimet e shumë reperëve të tjerë të famshëm përfshirë këtu: French Montana, Mike Will, Felix da Housecat etj.

Edhe Snoop Dogg dhe Dr. Dre po punojnë rreth albumit të ri “Missionary” Showbiz Snoop Dogg dhe Dr. Dre po punojnë rreth albumit të ri “Missionary”

Në studion muzikore bashkë me Dre dhe Diddy ishte edhe reperi tjetër i famshëm, Snoop Dogg, i cili ka punuar me Dr.Dre që nga fillimi i karrierës së tij, në vitin 1991.

{gallery}