Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Doris Day feston 97-vjetorin e lindjes: “Vitet janë vetëm numër”

Aktorja dhe këngëtarja amerikane Doris Day, e cila u bë e famshme në vitet pesëdhjetë të shekullit të kaluar, të mërkurën e ka festuar ditëlindjen e 97-të. Ajo u pensionua në vitin 1973, ndërsa po të njëjtin vit e themeloi fondacionin për të drejtat e kafshëve, i cili e mban emrin e saj. Në karrierën e saj të pasur ajo i xhiroi mbi 50 filma dhe 650 këngë.

“Jam e bekuar me shëndet të mirë dhe jam shumë e lumtur që jam e rrethuar me miq dhe adhurues të mirë që më ndihmojnë të mbledh para për kafshët. Kjo më të vërtetë do të thotë shumë për mua. Gjithsesi vitet janë vetëm një numër nëse ndiheni mirë”, - tha Doris për “People”, ndërsa e njëjta revistë e sjell fotografinë e saj të fundit, e bërë pak para ditëlindjes së 97, shkruan KOHA Ditore.

Image

Day është fituese e” Golden Globe” në vitin 1989 dhe “Grammy Award” në vitin 2007 për arritje jetësore, ndërsa karrierën filmike e filloi në vitin 1948 me filmin "Romance on the High Seas". Ai film, siç thotë ajo, ia siguroi suksesin për 20 vjetët e ardhshëm të karrierës. Regjisori i filmit Alfred Hitchcock e angazhoi atë në filmin e tij ‘The Man Who Knew Too Much’, në të cilin luajti së bashku me James Stewart.

“Filmi ka pasur sukses dhe të ardhura të mëdha, por mendoj se njerëzit më së shumti duan të më shohin në komeditë romantike”, - tha në atë kohë Day.

Image

Ajo ka xhiruar filma në të cilët partnerët e saj ishin aktorët më të dëshirueshëm të Hollywoodit të artë si - Clark Gable, Cary Grant, Rod Taylor, David Niven, Kirk Douglas dhe shumë të tjerë. Suksesin më të madh e kishte me filmat 'Pillow Talk' dhe 'Move Over, Darling', në të cilin luajti me Rock Hudsonin. Suksesi i filmit ia mundësoi edhe emisionin e saj "The Doris Day Show", i cili nga viti 1968 deri më 1973 u shfaq me sukses në të gjithë Amerikën. Megjithatë, para karrierës së suksesshme të filmit në Hollywood, Doris ishte edhe valltare dhe këngëtare e suksesshme.

Edhe Ikona e Hollywoodit, Doris Day vdes në moshën 97 vjeçare Showbiz Ikona e Hollywoodit, Doris Day vdes në moshën 97 vjeçare

Doris u martua katër herë. Me trombistin Al Jorden ishte e martuar nga viti 1941 deri më 1943, dhe e kanë djalin Terry Melcher. Producenti i muzikës dhe kompozitori ishte fëmija i saj i vetëm, ndërsa ai vdiq në vitin 2004 nga kanceri i lëkurës, pesë muaj pasi Day e mori medaljen Presidenciale të lirisë nga presidenti George W. Bush. Vdekja e fëmijës e theu atë dhe, siç thotë ajo, ra në depresion. Për shkak të abuzimit fizik që e përjetoi nga bashkëshorti i saj Jorden, Doris e braktisi atë në vitin 1967, ndërsa pak kohë më pas ai bëri vetëvrasje me revole.

Herën e dytë u martua me saksofonistin George Weidler, me të cilin i kaloi tre vjet. Pas shumë vitesh, u takuan përsëri dhe i kaluan edhe disa muaj në dashuri. Dashurinë më të madhe e përjetoi, siç pretendon ajo, me bashkëshortin e tretë. Me producentin e filmit Martin Melcher u martua në vitin 1951 dhe kjo martesë zgjati deri në vitin 1968, kur ai vdiq. Melcher e adoptoi djalin e saj dhe ia dha mbiemrin e vet. Tetë vjet pasi vdiq Martin, Doris u takua me Barry Comden, i cili ishte 13 vjet më i ri. U martuan në vitin 1976, ndërsa u shkurorëzuan katër vjet më pas.